Tentativë rrëmbimi për borxhin, policia shpall në kërkim dy persona për ngjarjen në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2021, 13:59
Një person është tentuar të rrëmbehet në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 3 nëntor.
Sipas policisë së qytetit bregdetar një shtetas i identifikuar me inicialet A. S ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta hipin me forcë në një makinë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Vlorës thotë se ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Sandri Sulaj dhe 31-vjeçarin Sadedin Jaupaj, që të dy banues në fshatin Armen.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor thonë se shkak për ngjarjen është bërë një borxh që denoncuesi i ka personave të tjerë.

