Komisioni për “25 prillin”, PS kërkon informacion nga Basha për Strukturën e Mbrojtjes së Votës

Komisioni për “25 prillin”, PS kërkon informacion nga
Arbër Papleka ( Majtas ) dhe Pjerin Xhuvani i vrarë në Elbasan ( Djathtas )

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 25 prillit 2021.

Nga ana e saj, PS ka kërkuar informacion nga kryedemokrati, Lulzim Basha dhe nga Policia e Shtetit për strukturën e mbrojtjes votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.

"Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me çfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekrutimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture.” – thuhet në kërkesë.

PS kërkon informacion të plotë dhe të detajuar për sa më poshtë:

Kur është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?

Me çfarë platforme është themeluar kjo strukturë?

Cili është akti që e ka themeluar strukturën në fjalë dhe kush e ka nënshkruar atë?

Si janë organizuar nga qendra e partisë e deri në bazë?

Cila ka qenë skema organizative e S.M.V?

Si është financuar S.M.V?

Mbi çilat kritere është bërë rekrutimi?

Sa ka qenë numri i anëtarëve?

Cilët kanë qenë personat drejtues për çdo qark?

Cila ka qenë lista e anëtarësisë për çdo qark?

Si është normuar veprimtaria e tyre dhe e secilit anëtar njësie?

A është analizuar në strukturat e PD veprimtaria e S.M.V?

A janë analizuar incidentet ku është përfshirë kjo strukturë?

A ka pasur konstatime për shkelje të ligjit nga elementë të strukturës?

A ka pasur përpjekje nga drejtuesit dhe strukturat udhëheqëse për korrigjimin e akteve të kundraligjshme?

A ekziston sot, a është ende e ngritur S.M.V?

Nëse jo, a ka skema të gatshme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture?

Pjerin Xhuvanit u vra në 21 prill në Elbasan, në një përplasje me armë mes asaj që PD e quante dhe si struktura për mbrojtjen e votës me Xhuvanin dhe të tjerë që sipas hetimeve rezultuan se po shpërndanin para dhe kishin me vete materiale zgjedhore.