Helmimi i mbi 600 personave nga në Krujë, pezullohen e vihen nën hetim zyrtarët e Ujësjellësit e shefi i Epidemiologjisë
Drejtues të Ujësjellësit dhe Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Krujë janë vënë nën hetim nga prokuroria për helmimin masiv nga Uji të qindra banorëve të qytetit.
Zyrtarët që janë vënë në hetim janë Ledio Çela, Administrator i Ujësjellësit në Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik dhe Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë Krujë.
Prokuroria Krujës në një njoftim zyrtar mbi ecurinë e hetimit të skandalit të helmimit masiv nga Ujit I Pijshëm, thotë se tre zyrtarët e Ujësjellësit dhe Higjenës në Krujë dyshohen për "Shpërdorim Detyre".
Administratori dhe Drejtuesi Teknik i Ujësjellësit dhe Shefi Shërbimit të Epidemiologjisë Krujë, sipas akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm me pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.
Mbi bazë të kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Krujës, ka vendosur masën e pezullimit nga detyra deri në përfundim të gjithë procedurave hetimore.
Pas helmimit masiv të banorëve të Krujës ,prokuroria nisi një procedim për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, në kuadër të së cilit vijon hetimi për të përcaktuar shkaqet e ndotjes së ujit dhe gjetjen e fajtorëve.
Mbi 600 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin e Krujës më shenja helmimi javën e fundit të Tetorit.
Analizat e ISHP treguan se helmimi ishte shkaktuar nga një bakter si pasojë e përzierjes së ujit të pijshëm me ujëra të zeza.
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ditën kur publikoi rezultatin bëri përgjegjës ujësjellësin e Krujës për atë që quajti epidemi hidrike.
“Duhet të kishin qenë më shumë të kujdesshëm.”- u shpreh ai.
Ujësjellësi i ri i Krujës, kushtoi 376 milionë lekë dhe u inaugurua vetëm një muaj para zgjedhjeve te 25 prillit nga kryeministri Rama.
Për tu dhënë besueshmëri qytetareve ai piu vete ujë nga ky rrjet.
“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë."- tha Rama.

