“Gërdeci” avokati i Mediut: Hapja e hetimeve nga SPAK ilegale, një pjesë e prokurorëve halicunantë

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur në lidhje me rihapjen e çështjes së Gërdecit duke e cilësuar si një sulm politik dhe një inskenim.

Ndërkohë, avokati i tij, Ardian Visha vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për “Gërdecin” e ka cilësuar si antikushtetues.

Sipas Vishës, një vendim i tillë është një rast flagrant i mungesës së oblejtivizmit dhe humanizmit në hetim, duke shkelur edhe të drejtat e njeriut.

Ai shtoi se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga prokuroria.

Visha: SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegale pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje.

Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt. Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik.