Krujë, digjet banesa gjatë natës

Një banesë në Krujë është përfshirë nga zjarri gjatë natës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në fshatin Zezë, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K.

Nga zjarri mësohet se ka vetëm dëme materiale në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.