Situata brenda PD, Gashi: Basha si ‘fyelli gjerman’, ka hapur “luftë” boshe në disa fronte

Këshilli i Ministrave miratoi më 22 Tetor 2021, projekt-buxhetin për viti 2022, ku parashikohen rritje pagash për disa kategori, nga policët, mësuesit dhe mjekët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrat njoftuan vendimet e marra për secilin sektor.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, pedagogu Shpend Gashi është shprehur se jemi në një situatë ku borxhi që ka marrë shteti ynë pritet të arrij mbi 80%. Për të larë këtë borxh ai thotë se duhet të punojnë shqiptarë.

Shpend Gashi: Asnjë herë projekt-buxheti që është miratuar nuk ka qenë real me produktin përfundimtar. Jemi në një situatë ku borxhi publik pritet të arrij më shumë se 80%. Me rritjen e borxhit shqiptarët duhet të punojnë për të paguar borxhin. Rritja ekonomike mund të jetë në terma fiktivë. Qeveria del bënë parada filmike, marketing shumë të bukur që të bind qytetarin.

Përsa i përket rolit të opozitës në lidhje me vendimet që merr qeveria, pedagogu  thotë se kjo e fundit në Parlament është kukull. Sipas tij opozita ka zëvendësuar opozitën e mëparshme.

Shpend Gashi: E shikoj akoma një lloj bashkëpunimi midis partisë demokratike të mbetur dhe PS që është në pushtet. Ky lloj abstenimi mua më jep një deduksion të tipit që ne nuk jemi gati për projekt-buxhetin dhe se jemi në parlament vetëm për t’ju kundërshtuar juve. Opozita në parlament është një lloj kukulle, ka zevendësuar kukullat që kanë qenë në legjislaturën e kaluar. Mesa shoh unë do shkrihen dy parti në një dhe do kemi një parti- shtet.

Përsa i përket replikave të politikanëve kohët e fundit, Gashi shprehet se Basha ka hapur një luftë boshe në disa fronte, ndërsa e ka cilësuar si “fyell gjerman”.

Më tej thekson se Basha kërkon që të marrë PD, pasi baza e kësaj force politike po mbështet ish-Kryeministrin Sali Berisha në nismën e tij që ka quajtur “Foltore”.

Shpend Gashi: Basha më ngjason si “fyellin gjerman” në kohën e luftës së dytë Botëror. Deri në ‘43pa filluar luftën dy frontet, ishte shumë fitimtar, në momentin që hapi frontin lindor me Rusinë, me grupin bolshevik, luftën në dy fronte e shpartalloi fare. Basha ka hapur një luftë boshe në disa fronte duke përmendur ‘Trekëndëshin e Bermudës “. Rama, Berisha dhe Meta, të tre tek e tek janë shumë më të fortë se sa Basha, pra si figura politike. Ndërkohë që Basha vetëm po mburret. Do që të marrë PD sepse nuk e ka të sigurt, pasi nga ana tjetër të gjithë mbështetësit përfaqësojnë  Berishën. Nuk mund të dalësh në luftë pa ushtri.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.