Bashkëqeverisje me patronazhistë, pr/ligji miratohet me 13 vota pro

Komisioni i Ligjeve miratoi me shumicë votash projektligjin për bashkëqeverisje.

Drafti i qeverisë për bashkëqeverisje mori 13 vota pro të deputetëve të PS dhe 6 vota kundër të demokratëve.

Projektligji shkaktoi debate gjatë seancës së radhës në Komisionin e Ligjeve. Socialistët pretendojnë se përmes draftit të bashkëqeverisjes i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma.

Nga ana tjetër opozita deklaroi se ky ligj krijon përplasje ligjore dhe kushtetuese lidhur me përgjegjësitë që kanë institucionet përballë qytetarëve që duan të marrin shërbime. 

Po ashtu, opozita deklaron se ky ligj i hap rrugë legjitimimit të sistemit patronazhist në vend.