Zgjedhjet vendore, a do të hapë krahun Voltana Ademi në Shkodër apo do rikandidojë për kryebashkiake?

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi,  e vetmja demokrate që i shpëtoi largimit nga zgjedhjet e fundit vendore është e bindur se më 30 qershor 2019 shqiptarëve nuk iu dha e drejta e zgjedhjeve.

Qëndrimin e saj e ruan edhe pas publikimit të opinionit nga ekspertët e Komisionit të Venecias.

Voltana Ademi: Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për atw proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për një proces të detyrueshëm për rikthimin e zgjedhjeve kuptimplotë për votuesin. Janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim dhe jo 6.

Në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, Ademi i shikon si pozitive debatet brenda PD-së.

Sa i përket një rikandidimi të saj në krye të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, theksoi se nuk është ky momenti për të folur për këtë çështje.

Voltana Ademi: Është shumë e hershme, sa shumë e bëjnë këtë pyetje. Kjo që po bëjmë nuk ka lidhje me pozicionin tim. Çdo kryetar bashkie do të thoshte: Hë të mbarojë ky mandati… Unë nuk jam kjo! Unë dua që popullit tonë, në Shkodër e kudo ti jepet mundësia për zgjedhje të rregullta, ti jepet mundësia për zgjedhje.Nuk ka rëndësi do jem unë kryetare apo jo. Sigurisht unë jam një njeri që luftoj fort, fakti që nuk jam tërhequr nga kjo e dëshmoj. Është një gur për demokracinë.

Gjatë intervistës ajo sqaroi dhe qëndrimet e saj në takimin e fundit me kryeministrin Edi Rama.