I kritikoi për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit, Ademi- Ramës: Bashkia Shkodër s'ka marrë asnjë lekë në 6 vite

Më 29-Tetor Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Kryebashkiakët ku dhe i kritikoi për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit.

Në një intervistë për Ora News, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, i është përgjigjur Ramës duke thënë se është e paimagjinueshme që persona që jetojnë jashtë paguhen nëpër ujësjellësa dhe Bashki.

Voltana Ademi: Nuk kam rënë dakord me Kryeministrin për e trajtimit të çështjes në atë takim. Unë ka kohë që nuk kam qenë e ftuar në takime të tilla. Për mua është e paimagjinueshme që të ketë në Bashki persona që jetojnë jashtë shtetit dhe paguhen në Bashki apo në ujësjellës dhe nuk mund ta imagjinojë që një Kryeministër këtë e pohon, kjo është për të shkuar në SPAK. Duhet të kemi në konsideratë që kur e i transferon këto ujësjellës tek Bashkitë ku e morën dhe ku e dërguan. Secilës bashki duhet t’i matet performanca. Janë investuar mbi 1 miliard euro nëpër ujësjellës në të gjithë Shqipërinë.

Duke i përgjigjur kritikave të kreut të qeverisë Ademi tha se që prej 6 vitesh Bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjë fond për menaxhimin e ujësjellësit.

Voltana Ademi: Kryeministri tha se ne kemi një investuar dhe performanca është e keqe. Bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjë lekë në 6 vite. Unë i lashë dokument të shkruar në Bashki.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini