Bashkëqeverisje me patronazhistë, Projektligji shkakton debate në komision, kalon me votat e maxhorancës

Drafti i qeverisë për bashkëqeverisje ka shkaktuar debate gjatë seancës së radhës në Komisionin e Ligjeve. Socialistët pretendojnë se përmes draftit të bashkëqeverisjes i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma. Nga ana tjetër opozita deklaron se ky ligj krijon përplasje ligjore dhe kushtetuese lidhur me përgjegjësitë që kanë institucionet përballë qytetarëve që duan të marrin shërbime.  Po ashtu, opozita deklaron se ky ligj i hap rrugë legjitimimit të sistemit patronazhist në vend.

Projektligji për bashkëqeverisjen solli përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.

Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, tha se me bashkëqeverisje, i jepet mundësi qytetarëve të përfshihen në shumë nisma.

 “Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë”

Por demokrati Oerd Bylykbashi theksoi se ky ligj krijon përplasje ligjore dhe kushtetuese lidhur me përgjegjësitë që kanë institucioneve përballë qytetarëve. 

Por deputeti tjetër i PD-së, Enkelejd Alibeaj shkoi më larg me akuza kur akuzoi se qeveria përmes këtij drafti synon instalimin e sistemit patronazhist.

Por ky pretendim nuk u pranua nga ministrja Elisa Spiropali e cila tha se qeveria është e vendosur në politikat e saj innovative.  

Pas diskutimeve në parim mazhoranca e votoi me votat e saj draftin e qeverisë edhe nen për nen, duke ia kaluar atë Kuvendit për miratim në seancë plenare.