Tiranë/Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi, arrestohet 31-vjeçari, procedohet e shoqja

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë në Tiranë. Policia ka sekuestruar 132 litra parfum dhe esencë parfumi.

Në pranga ka rënë një 31-vjeçar, ndërsa është  proceduar penalisht bashkëshortja e tij.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale  “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë" njoftoi policia.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.