Rishpërndahen fondet për ministrinë e Mbrojtjes, më pak lekë për emergjencat civile

Qeveria vendos rishpërndarjen e shpenzimeve korrente ndërmjte programeve brenda buxhetit të vitit 2021 miratuar për ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas asaj që publikohet në fletore zyrtare është pakësuar fondi për emergjencat civile, forcat e luftimit

Ndërkohë që është shtuar fondi për mbështetje shëndetësore dhe arsimim ushtarak.

Rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korrente, ndërmjet programeve brenda buxhetit të vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, si më poshtë vijon:

a) në programin 07340 “Mbështetja shëndetësore”, të shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë;

b) në programin 09430 “Arsimimi ushtarak”, të shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë;

c) në programin 02120 “Forcat e luftimit”, të pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë;

ç) në programin 10910 “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.