Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh, në fillim të nëntorit dalim në treg ndërkombëtar për eurobondin
Qeveria ka vendosur ditën e sotme se shuma që do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin do të jetë 700 mln euro.
Shqipëria do të dalë në treg në fillim të nëntorit.
Gjithashtu sot u vendos marrja e një granti nga Gjermania për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal duke nxitur punësimin dhe arsimin profesional.
"Eurobondi pritet të dalë në tregjet kapitale të huaja në fillim të nëntorit. Do ketë një vlerë prej 700 milionë eurosh. Procesi është duke u ndjekur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si edhe nga të gjithë këshilltarët që kemi për zbatimin sa më të mirë të këtij procesi.
Dalja në treg nuk është vendosur akoma si datë, pasi do vendoset në bazë të këshillimit të këshilltarëve ndërkombëtare, me qëllim të dalë në treg në ditët më të përshtatshme dhe të marrim normën e interesit më të lartë me qëllim që të garantojë një reduktim të kostove të borxhit publik në përgjithësi" tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.