Aksioni për heqjen e flamujve shqiptarë në Beograd, reagon Berisha: Ky është Balkani i Hapur i George Soros!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit një tjetër video nga heqja e flamujve shqiptarë të vendosur pranë ambasadës tonë në Beograd në prag të vizitës së kryeministrit Rama në Serbi.

Nga pamjet shihet një grup fëmijësh, në dukje të mitur, pranë një shtylle. Njëri ngjitet sipër dhe heq flamurin.

Më tej një adoleshent, më i madh në moshë se fëmijët e grupit të parë ngjitet në një shtyllë pranë një ure, e heq flamurin dhe e hedh në tokë.

Aksioni për heqjen e flamujve shqiptarë në Beograd, reagon

Më pas zbret, e merr nga toka dhe i bashkohet shokut që tashmë i ka drejtuar tefonin me një dorë dhe me tjetrën i vë flakën me çakmak flamurit.

"Ky është Balkani i Hapur i George Soros. Untranacionalistë serbë ulin flamurin tonë kombëtar para Ambasadës tonë në Beograd për nder të vizitës së argatit të Vuçiç, Edvin Kristaq Rama në Beograd" shkruan Berisha.