Dhuna ndaj vajzës 6 vjeçare, bashkia Kamëz: Nuk e dinim, Familja zhvendosej shpesh. Nënës e vajzës u ofrohet ndihmë sociale e ligjore
Shoqëria është tronditur nga rasti i dhunës që një baba vetëm 27 vjeçar kishte ushtruar ndaj vajzës së tij vetëm 6 vjeçe . Rasti u rregistrua në një familje e cila banonte në Kamëz por asnjë institucion nuk ka qenë në dijeni deri në momentin kur e mitura është dërguar në spital dhe mjekët kanë denoncuar rastin në polici.
Drejtoresha e Drejtorisë e ndihmës ekonomike dhe çështjeve sociale në bashkinë Kamëz tregon arsyen.
“Nuk ka pasur referim më përpara. Nuk ka pasur kush mund ta kishte verifikuar nga institucionet. Familja ka pasur problemet e saj sociale dhe ka qenë në vazhdimësi në lëvizje. Pandemia ka bërë të vetën” thotë Drejtoresha Klaudia Dosti në një prononcim për Ora News.
Në momentin që është marrë në dijeni për rastin punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve kanë qenë prezentë tek fëmija gjatë gjithë kohës.
Ajo thotë se vajza por dhe nëna do të marrin trajtim special.
“Janë marrë disa masa dhe u është dhënë çdo shërbim i nevojshëm. Është ngritur një grup teknik ndërsektorial dhe është vendosur e përcaktuar një plan individual për mbrojtjen e fëmijës” thotë Dosti ndërsa tregohet e rezervuar të kalojë në detaje.
Gjithashtu fëmijës do u ofrohet konsulencë ligjore si dhe nënës do ti ofrohet shërbimi psikologjik.