Gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të dorëzuar nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe nëntë të akuzuarit e tjerë.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Flora Hajredinaj, Erjon Hani dhe Erjon Çela.

I pandehuri Isuf Tanuzi kërkoi perjashtimin e kryesueses Flora Hajredinaj për shfaqje mendimi në seancën paraprake, ku nuk pranoi kërkesat e tij për pavlefshmëri aktesh, kërkesë që do të gjykohet nga 1 gjyqtar tjetër.

Seanca e ardhshme do të zhvillohet me 17 nëntor ora 11:00.

Ish-gjyqtarja Hoxha ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet nga SPAK se në shkelje të ligjit ka liruar disa të dënuar me burgim të përjetshëm.

Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj.