“Lufta” Berisha- Basha, Ademi kërkon debat konstruktiv: Do u japë mundësi demokratëve të jenë pjesë e diskutimit
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për herë të parë ka komentuar ‘Foltoret’ e ish-Kryeministrit Sali Berisha si dhe ‘përplasjet’ e këtij të fundit me Kryedemokratin Lulzim Basha.
Në një intervistë për Ora News, shprehet se çdo diskutim brenda Partisë Demokratike është e domosdoshme, ndërsa shton se një debat konstruktiv në lidhje me situatën e krijuar do ishte i mirë.
Voltona Ademi: Çdo diskutim brenda PD është i domosdoshëm është një mundësi. Duhet t’i jepet mundësia të gjithëve për ta thënë këtë. Një debat konstruktiv është gjithmonë i mirë por duhet të jetë konstruktiv. Ne presim që PD opozita në përgjithësi ta ndërtojë këtë vend, në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të pasur gjithëpërfshirje jo dy përfaqësues, pse jo të gjithë dhe ka mundësi për të bërë këtë.
Ajo shton se një debat mund t’u japë mundësi demokratëve për të qenë pjesë e një diskutimi me gjithë kritikat për gjithsecilin.
Voltana Ademi: Një debat duhet të ishte ndërtuar më parë dhe mund t’u japë mundësi demokratëve për të qenë pjesë e një diskutimi me gjithë kritikat për gjithsecilin.
Unë mendoj se zgjedhjet duhet t’i bëjmë me popullin dhe nëse ne nuk i bëjmë me popullin asnjëherë nuk do arrijmë atje ku duhet.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
