Arrestohet i riu, akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare nga Lushnja

Një 19 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Nga informacioni i policisë mësohet se djali është banues në Cërrik, Elbasan ndërsa vajza e mitur është banuese në Lushnje.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnje" informon policia e Fierit.