Takimi në Romë, Presidenti i OBSH-së vlerëson rolin e presidentit Meta në luftën kundër covid

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Romë u takua edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një postim në facebook presidenti informon se e informoi lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.

“Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë” thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.

Nga ana e tij dhe kreu i OBSH-së përmes një postimi në twitter falenderoi presidentin për luftën e tij kundër Covid dhe mbështetjen për forcimit të sistemit shëndetësor global për të parandaluar krizat e të ardhmes.