Vokshi përplaset me Manastrliun në Komision: Propagandën lere në shkallët e kryeministrisë

Raportimi i ministres së Shëndetësisë sot në komisionin e Shëndetësisë u kthye në një përplasje mes kryetares së Komisionit të Shëndetësisë,  deputetes demokrate Albana Vokshi me ministren Manastirliu.

 Albana Vokshi: Sa rëndë që jeni.

Ogerta Manastirliu: Sa turp që kryetarja e komisionit flet me kaq paedukatë.

Albana Vokshi: Propogandën lëre tek shkallët e kryeministrisë

Përfaqësuesit e opozitës refuzuan të vendosin maskën pasi thanë se qeveria po bën teatër me menaxhimin e pandemisë në kushtet kur asnjë institucion nuk zbatohen masat kundër koronavirusit.

Petrit Vasili:Ju lutem na kurseni hipokrizitë”

Manastirliu raportoi se përsa i përket të dhënave përsa i përket grupmoshës 18 deri 24 vjeç me një dozë janë vaksinuar mbi 62 mijë individë të kësaj grupmoshe.

Ndërkohë që me dy doza sa i përket vaksinimit 18-24 janë vaksinuar 42,152 të rinj”

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,909,861 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 891,707 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.