Video/ Super Correa i jep fitoren Interit, Inzaghi në ndjekje të kryesuesve

Joaquin Correa bën atë për të cilën Interi kishte nevojë dhe për arsyen që e bleu në verë. Sulmuesi argjentinas shënon një dygolësh për t’i dhënë fitoren Interit 2-0 në “San Siro” përballë Udineses.

Pas luhatjeve në ndeshjet e fundit në kampionat, zikaltërit arrijnë të fitojnë ndeshjen e dytë radhazi duke dominuar totalisht Udinesen teksa ndeshja mund të përfundonte edhe me rezultat më të thellë nëse pjesën e pare rastet e Barella dhe Dzeko të konkretizoheshin.

Disi në ankth në pjesën e dytë, ishte Correa që fillimisht shënoi në 60’ ndërsa 8 minuta më vonë dyfishoi rezultatin për t’i dhënë qetësi Inzaghit.

Me këtë sukses, Interi afrohet me dy kryuesuesit që janë për momentin 4 pikë para, Milani dhe Napoli./Ora News/.