Ronaldo e Cavani i shpëtojnë “kokën” Solskjaer. Man. United mposht Tottenham (Video)

Ishte një ndeshje për jetë a vdekje jo vetëm për Man. United pas rezultateve jo të mira por edhe për Solskjaer që rrezikonte shkarkimin sot.

Prova e parë u kaluar por nuk ka përfunduar këtu për fatin e trajnerit që gjithsesi ka rëndësi fitorja e “djajve të kuq”. Këta të fundit kaluan një pengesë të madhe, Tottenham në stadiumin e tyre duke fituar bindshëm me rezultatin 3-0.

Fillimisht Ronaldo në 39’ çliroi skuadrën e Man. United me një gol shumë  të bukur dhe në pjesën e dytë ishte Cavani që dha goditjen fatale Tottenham me golin e dytë.

Në minutat e fundit pati vend edhe për një gol të Rashford që u fut nga stoli ndërsa Man. United merr frymë por jo shumë sepse javën tjetër është derbi me Man. City./Ora News/.