Kukësi imponohet ndaj Dinamos, arrin Tiranën në krye të Superiores
Kukësi vijon të impresionojë dhe të marrë rezultate të mira ndaj ekipeve të pjesës së sipërme të tabelës. Në “Air Albania”, skuadra e drejtuar nga Diego Longo arriti të marrë maksimumin ndaj Dinamos me suksesin 1-0 në një ndeshje shumë të luftuar por të intepretuar më mirë nga verilindorët.
Dinamo e nisi më mirë takimin ky me dy raste nga Chinedu dhe Ibraimi, iu afruan golit por gabuan në momentet e fundit.
Në minutën e 28’, kroati Basha arriti të kalonte përpara Kukësin me një parabol ndaj portierit Harizaj dhe u deshën 4 minuta që VAR të konfirmonte golin pasi dyshohej për pozicion jashtë loje.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për dinamovitët që rrezikuan sërish me Chinedu në 48’ me gjuajtjen e tij që prek pothuajse traversën.
Minutat në vijim janë të tensuionuara për ekipet nga frika e gabimeve dhe Dinamo në në dy raste është shumë i rrezikshëm në 74’ duke iu afruar barazimit.
Skuadrat bëjnë zëvendësime dhe pavarësisht tentativave, ndeshja mbyllet me suksesin e Kukësit që merr 3 pikë dhe shkon tashmë në krye të renditjes bashkë me Tiranën./Ora News/.
