Video/ Kriza nuk ka fund për Juventusin, e mund edhe Verona 2-1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2021, 19:57
Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi. Bardhezinjtë janë në një krizë të vërtetë pasi për një ekip si bardhezinjtë nuk është aspak normale të pësosh dy humbje radhazi, e për më tepër me skuadra që asnjëherë nuk kanë luftuar për kreun.
Në mesjavë e pësuan nga Sassuolo ndërsa sot ishte Verona që shokoi Juventusin teksa me dy gola të shpejtë në pjesën e pare nga Giovanni Simeone kapi të papërgatitur ekipin e Allegrit.
Trajneri i bardhezinjve u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë por goli erdhi shumë vonë në 80’ me Mckennie e me gjithë përpjekjet e mëdha, rezultati mbeti 2-1 për Veronën.
Një situate shumë e keqe kjo për Juventusin dhe Allegrin që janë në vështirësi të mëdha e ndoshta rruga e titullit nuk është kjo./Ora News/.
