Një “çmenduri”, shikoni perlën për golin e vitit. E shënon në Francë nga 60 metra

Në kampionatin francez, u luajt vetëm një ndeshje gjatë pasdites dhe në këtë sfidë na vjen një “perlë” si kandidat për golin e vitit.

Në sfidën për mbijetesë, Metz-St.Etienne nuk pati fitues edhe pse të dyja skuadave u duheshin 3 pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 9’ por pas 7 minutave erdhi goli i barazimit nga Khazri për St. Etienne dhe është një gol i “çmendur”.

Lojtari shikon që kishte dalë portieri i Metz dhe lëshon një gjuajtje nga 60 metra që shkon në portë. Mund ta shijoni golin disa herë në pamjet më poshtë./Ora News/.