Bundesliga, Hoffenheim i afrohet Europës, mposht 2-0 Hertha Berlin (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2021, 22:29
Pas fitores bindës në Kupën e Gjermanisë, Hoffenheim vijon të tregojë një formë pozitive. Skuadra e drejtuar nga Sebastian Hoenes mposhti në shtëpi me një ndeshje bindëse Hertha Berlin duke u ngjitur në renditje.
Vendasit treguan vendosmëri dhe i dhanë një goditje të shpejtë Herthës me 2 gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Kramariç në 19 dhe Rudy në 36’.
Miqtë nuk arrijnë të reagojnë pas dy golave të shpejtë madje në 76’ mbetën edhe me një lojtar më pak pasi Boyata doli me të kuq.
Për Hoffenheim mjaftuan dy gola dhe 3 pikët e fituara teksa arrijnë në vendin e shtatë të renditjes që e afron me zonën e Europës./Ora News/.
