Video/ Vinicius i përgjigjet trajnerit të Brazilit me “dopietë”, fiton Real Madrid

 

Brazili nuk do të ketë Vinicius Juniors në ndeshjet eliminatore të Botërorit në Nëntor dhe lënia jashtë e tij i ka çuditur të gjithë. Si për të treguar se çfarë gabimi ka bërë trajneri Tite që nuk e grumbulloi, sulmuesi bëri liderin e Real Madrid ku me dy gola riktheu skuadrën e Ancelottit te fitorja në Primera Division.

h transfertën me Elchen ku mungonte Benzema, sulmuesi brazilian shënoi menjëherë në 22’ teksa në pjesën e dytë, miqtë të ndihmuar edhe nga dalja me të kuq e Guti për Elchen, shënuan sërish me Vinicius në 73’.

Pak panik pati te Reali pasi Milla shënoi në 88’ për Elchen por gjithsesi, fitorja u konfirmua për madrilenët që për momentin arrin Sociedad në krye./Ora News/.