Safet Gjici: Longo notën 10, stadiumin e ri e duam për sfidën Kukësi-Tirana
Në fundin e takimit në “Air Albania”, presidenti i nderit i Kukësit dha një intervistë ku vlerësoi punën e trajnerit italian, me të cilin kujtojmë që pati disa probleme të cilat tashmë janë kaluar.
“Kënaqësi që Dinamo është pjesë e Superligës. Mendoj se se Dinamo ka një skuadër të mirë, ne kishim ardhur për të fituar dhe fituam. Sot kishim disa mungesa dhe kemi shumë punë përpara. Ju e keni parë që loja e Kukësit është shumë ndryshe, trajneri Longo ka futur një lojë ndryshe. Nëse ecim kështu, t’i marrim ndeshje një e nga një, duket që skuadra ka rritje. Jemi shpejt për të folur nëse jemi për kampion, por jemi ndërtuar për kampion. Kampionati është i fortë, unë besoj se klubi i Kukësit do të menaxhoj pikët dhe ndeshjet, Tirana është ekip i fortë dhe janë me meritë në vendin e parë”.
Më pas Gjici zbuloi edhe dëshirën ose objektivin e se kur stadiumi i ri mund të jetë gati, teksa vlerësoi edhe trajnerin italian.
“Nëse do të plotësohen ditët që fusha ka nevojë mund të luajmë ndaj Tiranës ndeshjen e parë. Tirana nuk ka shumë fat kur vjen në Kukës, dëshira jonë është që ndeshjen e parë ta luajmë ndaj tyre. Do parë se ditë ka nevojë fusha për të qenë gati, por parashikimet janë që sfida ndaj Tiranës të jetë e para. Kur fiton trajneri meriton notën 10. Edhe ai ka disa pakënaqësi me disa lojtarë, por punë ka për t’u korigjuar. Trajneri bën punën dhe është profesionist e për këtë arsye punon çdo ditë me lojtarët. Kemi edhe stol dhe disa lojtarë nuk janë aktivizuar shumë”, përfundoi presidenti i Nderit, Safet Gjici.
