Josa e nis 3 pikë në krye të Laçit, fiton 2-0 dhe thellon krizën e Skënderbeun

Nuk ka start më të mire se një fitore e pastër 2-0. Mirel Josa e nis në mënyrën më të mirë aveturën në krye të ekipit të Laçit teksa mposhti me meritë Skënderbeun, një skuadër pothuajse kaotike që është në krizë të thellë.

Minutat e para janë të kujdesshme teksa në vijim Laçi rriti presionin dhe në 39’ mori një penallti nga Lushkja të konfirmuar dhe me VAR.

Për të shënuar ishte Saliou Guindo i cili ekzekuton perfekt penalltinë për ta mbyllur 1-0 pjesën e parë.

Fraksioni i dytë ishte sërish si e para, nis me ekuilibër teksa Laçi që shton sulmet për të gjetur golin që vulos takimin që në fakt vjen në 64’. Është sërish Guindo i cili në një kundërsulm të shpejtë, depërton në zone dhe driblon dy mbrojtësit e më pas gjuajtja kalon edhe portierin korçar.

Përgjigja e miqve është e dobët dhe nuk vjen asnjëherë pothuajse dhe fitorja shkon me meritë për Laçin që arrin kështu fitoren e dytë radhazi ndërsa Migen Memelli rrezikon shumë stolin te Skënderbeu./Ora News/.