Video/ PSG fiton me vuajtje dhe përmbys Lille, Messi luan vetëm 45 minuta!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2021, 22:53
Paris Saint Germain mund kampionët në fuqi të Lille. Në një mbrëmje jo shumë pozitive për parizienët dhe pas shumë vuajtjeve, skuadra e Pochettinos mundi me përmbysje 2-1 Lille në “Parc de Princes”.
Pjesa e parë ishte tepër konfuze për PSG që jo vetëm që nuk bëri asgjë por pësoi dhe një gol nga David në 31’ teksa ajo që shqetësoi më shumë ishte lënia në dhomat e zhveshjes e Messit i cili duket se ka probleme fizike.
Pjesa e dytë nis më mirë për parizienët që të frymëzuar nga Neymar krijojnë raste dhe në 74’ arrijnë të barazojnë me Marquinhos.
Minutat e fundit, Neymar nxjerr një perlë nga repertori duke dhënë një asist perfekt për Di Marian i cili edhe ky ka meritë në gjuajtjen e saktë me të majtën duke përmbysur rezultatin në 2-1./Ora News/.
