Shikoni golat, barazim spektakolar 2-2 mes Atalantës dhe Lazios
Një sfidë Atalanta-Lazio nuk mund të jetë kurrë e mërzitshme dhe pa gola. Në Bergamo, të dyja skuadrat dhanë spektakël edhe pse nuk pati një fitues pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Vendasit pa Gjimshitin e dëmtuar vijojnë të vuajnë dhe golin e parë e pësojnë për një gabim në mbrojtje me Pedron që përfitoi në 18’.
Përgjigja e Atalantës vjen në fund të pjesës së pare me Duvan Zapata por pjesa e dytë është edhe më e bukur dhe emocionuese.
Bardhekaltërit me Hysajn titullar dhe me Muriqin që u fut në pjesën e dytë, gjetën golin e avantazhit në 74’ dhe kur dukej se Sarri po merrte 3 pikët, në frymën e fundit, zikaltërit barazojnë 2-2 me Martin de Roon.Ky barazim lë të dyja ekipet në garë për Europën por të shkëputura nga kryesuesit./Ora News/.
