Vatër masive zjarri në Labinot Mal në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka rënë në pyjet me pisha në zonën e Labinotit Mal, ku paraprakisht mendohet se është i qëllimshëm.

Mësohet se përhapja e tij favorizohet edhe nga era e fortë, duke përfshirë kështu një sipërfaqe jo të vogël me pisha.

Terreni malor e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve për të shuar zjarrin.

Re të mëdha tymi kanë përfshirë të gjithë zonën.