"Qëndroni larg! Ndërhyrjet mbajnë erë të keqe! Rama paralajmëron aksion për guroret dhe një mesazh për kryebashkiakët
Javën e ardhshme në kryeministri pritet të shkojnë pronarët e guroreve.
Duke pranuar abuzimin e madh që guroret po bëjnë paralajmëroi kryebashkiakët që të qëndrojnë larg.
Edi Rama:"Guroreve u dilni për zot kur u thuhet se do të mbyllen por çuditërisht nuk ka asnjë letër nga ana e bashkive në ministrinë e Mjedisit ku të thuhet se kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore nuk ka mbjellë asnjë pemë. Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi.
Sa i takon guroreve qëndrojini larg, shumë shumë larg kësaj pune. Sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe.”
Afati për guroret është 31 dhjetori. Nëse guroret nuk do të nënshkruajnë marrëveëshjen e pyllëzimit dhe nuk do të pranojnë kalendarin e pyllëzimit ata do të mbyllen pa kthim.
Edi Rama: Shfrytëzuesit e guroreve do ta kuptojnë se do të vijnë tani e do të nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit dhe do të pranojnë kalendarin e pyllëzimit ose do të mbyllen pa kthim.
E të harrojnë që do të përdorin punëtorët që i trajtojnë si skllevër nëpër ato gurore si mish për top për të bërë protesta e garantuar vazhdimin e asaj barbarie.
Duhet të vijnë, të njohin sa thellë kanë hyrë në rrugën e paligjshmërisë, të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës dhe më pas të vazhdojnë punën. Ata kanë afat deri më 31 dhjetor.
“Së bashku me ministren e Turizmit do i thërrasim dhe do u tregojmë se ku I kanë shkelur në kallo shoqërisë. Kush është gati të rekuperojë kush nuk është gati jo vetëm do humbasë biznesin por do të shkojë dhe para ligjit.”
