"Të hapen negociatat para fundit të vitit 2021", Kim: Mbështesim "Ballkanin e Hapur"

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim me anë të një  postimi në Twitter shprehet se SHBA  mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor para fundit të vitit 2021.

Ajo thotë gjithashtu se SHBA mbështet edhe nismën e "Ballkanit të hapur" për të gjashta vendet si dhe nisma që promovojnë integrimin rajonal.

“Angazhimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera  që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.