Ndryshimi në minutën e fundit.. Si hynë në portin e Durrës pakot me heroinë.. policia prishi planin, Dikujt i ra të fikët
Burime nga prokuroria kanë zbuluar skemën si është tentuar të trafikohej ngarkesa me 45 kg heroinë nga porti i Durrësit në Bari të Italisë.
Si u ndërrua koka e kamionit?
Ngarkesa me heroinë është gjetur në tavanin e kokës së trajlerit.
Pasi kamioni ka kaluar në skaner dhe ka qenë në pritje për të hipur në traget ata kanë thënë se koka kamionit ishte prishur dhe kanë kërkuar ta ndërrojnë.
Ndërkohë policia ka pasur informacion në rrugë operative dhe kanë mbajtur nën vëzhgim çdo lëvizje.
Pasi i është lejuar ndërrimi i kokës së trajlerit policia ka kërkuar të ushtrohej kontroll edhe një herë.
Sapo ka nisur kontrollin policia ka zbuluar pakot me heroinë në tavanin e kokës së kamionit me minerale.
"Pakot ishin të pafshehura mirë, pasi trafikantë nuk kanë menduar që janë në vëzhgim dhe se kamioni do i nënshtrohej edhe një herë kontrollit. Kur kanë dalë pakot e para njërit prej të arrestuarve i ka rënë të fikët" raporton gazetari i Ora News, Mark Brunga.
Shoferi si dhe pronari i kamionit kanë mohuar të kenë pasur dijeni për ngarkesën me heroinë.
Policia ka sekuestruar tabulatet telefonike për të parë nëse mund të zbulojë detaje të reja të këtij trafiku si dhe pamjet filmike të futjes se kokës së kamionit.
Në gjykatë pronari dhe shoferi
Dolën sot në Gjykatë pronari,Arian Çerma ,dhe shoferi i kamionit, Olgert Duda, ku u gjetën 45 kg heroinë mbrëmjen e 25 tetorit 2021.
Me pranga në duar ata janë sjellë me makinën e policisë në Gjykatë.
Sasia prej 45. 54 kilogram heroinë e sekuestruar në Portin e Durrësit kishte si destinacion Italinë dhe dyshohet se pritej atje nga tre grupe të ndryshme kriminale.
15 pako me heroinë kishin mbishkrimin 'banane', 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako të tjera shirit të zi.
Ndaj tyre gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë "arrest me burg".
