Larg syrit të medias/ Vijon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës (VIDEO)

Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës.

Kan qënë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Grëkë në periudhën 1940-1941 të cilat janë rivarrosur në këtë varrezë ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grekë.

Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias, raporton Ora News.

Ndërsa ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës Dimitris Saharidis, sekretari i çështjeve politike në Ambasadën Greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perendimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i ekspertëve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke, raporton gazetarja e Ora News.

Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera qofshin këto dhe murale.