"Askush të mos bëhet pengesë!" Rama: Reformë të thellë në Ujësjellësa nën monitorimin e Ndërkombëtarëve
Kryeministri Edi Rama kërkon ndihmën e partnerëve për riorganizimin tërësor të ujësjellës kanalizimeve nga themeli.
“Duhet riorganizuar i tërë sistemi me themel. Cilido, nuk do të dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet shoqërore dhe që mban me borxhe, lista të tëra është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Nuk po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë kreditë por të ndalojë kjo hemoragji, papërgjegjshmërie e të ndërpritet ky film që vijon i pandërprerë."
Rama u kërkoi kryebashkiakëve të mos pengojnë reformën me pretendimin se po u cënohet autonomia.
"1 mld euro investime qeveria bashkë me partnerët për të zgjidhur furnizmin por si mundet që të shkojnë tek qytetarët uji nëse humbjet në rrjet nga vjedhjet, mosarkëtimet dhe për arsye teknike shkojnë si në Vlorë gati 80 %.
Si mundet? Është teorikisht e pamundur. Nuk mund të japim më justifikimin ujësjellësat I ka bashkia"
Kjo nuk është autonomi por abuzim I hapur flagrant, arrogant fare me votën e popullit. Askush të mos bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë. Sepse asnjë nuk mban përgjegjësi për nivelin mizerabël të punëmarrësve. Asnjë qindarkë e kredive të marra për ujësjellësit të paguhet nga ujësjellësat." u tha Rama kryebashkiakëve të mbledhur në kryeministri."
Rekrutimi
Rama u ndal dhe tek rekrutimet.
Stop mbylleni këtë cikël të hajdutërisë së rrjetit.Rekrutimet për drejtuesit nuk do të bëhen kështu si janë bërë tani por qeveria tani do të kërkojë dhe ndihmën e parterëve. Ata duhet të jenë monitorë të rekrutimeve” tha Rama
