Shpërthen bombola në Berat, shkatërrohet tualeti dhe korridori i banesës. S'ka të lënduar
Një bombol e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit ditën e sotme, 29 tetor.
Bambola e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.
Shpërthimi i bombolës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët, që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.
Zjarri është fikur në kohë, por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.
Fatmirësisht bombola ka qenë e përmasave 3 kilogram dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj.
Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit.
Sipas efektivëve zjarrfikës, mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.
