Video/ Upss!! Efektivi rrëzohet nga shkallët gjatë operacionit të SPAK në bashkinë e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2021, 12:28
Mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një operacion në zyrat e bashkisë Durrës për arrestimin e disa zyrtarëve të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Gjatë operacionit është shënuar një incident i pakëndshëm për njërin prej efektivve që po kryenin operacionin.
Në videon e siguruar nga Ora News kur blutë po shoqëronin njërin prej të arrestuarëve, njëri prej tyre është rrëzuar në shkallët e bashkisë.
Efektivi e ka marrë me sportivitet incidenti dhe është ngritur menjëherë por prania e kamerave e ka vënë paksa në siklet.
Mëngjesin e sotëm u bë arrestimi i 8 punonjësve të bashkisë, ndërsa dy punonjëse gra të shoqërive pjesëmarrëse në tender janë në hetim në masë më të butë sigurie, për akuzën e abuzimit me tendera.
