Dhunoi mjeken dhe infermieren në Fier, shpallet në kërkim 29-vjeçarja

Një mjeke dhe një infermiere u dhunuan në krye të detyrës në mjediset e Poliklinikës së Specialisteve në Fier.

Pneumologia Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli, ishin në orarin e vizitave, kur sipas burimeve në dhomën e mjekes ka hyrë 28 vjeçarja Viola Selimaj e cila ka kërkuar që e ëma të kryente një vizitë pa plotësuar me herët dokumentacionin e nevojshëm.

Mjekja citohet t'i ketë kërkuar të resë të bënte më parë procedurat dhe me pas të rikthehej për ekzaminimin!.

Por 28 vjeçarja ka reaguar ashpër, dhe ka nisur të bërtasë e të kërkojë me ngulm vizitën për të ëmën.

Përballë këmbënguljes së bluzave të bardha për të respektuar rregulloren, Viola Selimaj i ka goditur mjeken dhe Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli.

Menjëherë më pas ajo është larguar nga mjediset e poliklinikës së Specialiteteve në Fier.

Mjekët kanë denoncuar ngjarjen dhe policia e Fierit ka shpallur në kërkim 28 vjeçaren Viola  Selimaj, banuese në fshatin Levan.

Blutë thonë se po punojnë për ta vënë atë në pranga për t'u përballur me për dhunën ndaj bluzave të bardha në Klinikën e Specialiteteve në Fier.