Arrestohet 29-vjeçari në Mirditë, hodhi kanabisin sapo pa policinë, por s’u shpëtoi prangave
Policia e Mirditës ka sekuestruar 2 kg e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin.
Policia pas informacioneve se një shtetas që qarkullonte me automjet posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe në fshatin Ndërfane, Mirditë, dhe kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin M. P.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilën shtetasi M. P., në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur jashtë mjetit.
Policia bëri arrestimin e shtetasit M. P., 29 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
