Helmimi masiv në Krujë, në spital vijojnë të paraqiten banorë për ndihmë mjekësore
Gjashtë ditë pas helmimit të qindra qytetarëve në Krujë, në Spital vijojnë të shtohet numri i pacienteve qe kërkojnë ndihmë.
Të premten deri në mesditë janë paraqitur 4 qytetarë me shenja helmimi, ndërsa gjatë së enjtes 20 të tjerë.
Por për krutanët duket se kjo gjë nuk do të kalojë kaq thjesht. Ata kanë paralajmëruar një protestë pasi prej 6 ditësh nuk kanë furnizimin me ujë në rubinetat e tyre.
"Po, protestë për këtë që na kanë bërë. S'na kanë furnizuar me ujë fare."
Banorët thanë se në 1 orë ujë, ata mbushën depozitat ndërsa ishte i pamjaftueshëm.
"Mbrëmë erdhi uji, mbushëm kazanët. Mbaruam nevojat që kishim në shtëpi, pro sot nuk ak ardhur ujë fare."
"Uji i pijshëm ka ardhur por jo për t'u pirë, kemi larë vetëm rroba."
Qytetarët janë detyruar që për të gjatën ditë me radhë ujin ta blejnë.
"Për të pirë kemi blerë nëpër dyqane."
Pavarësisht deklarimeve të Bashkisë se uji është shpërndarë falas, kjo gjë mohohet nga shumë banorë.
"Ne nuk kemi marrë komplet si lagje, ku e kanë çuar nuk e di."
"Te lagjja ime jo falas por as me lekë nuk na dhanë dje."
Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur shkakun e helmimit të ujit, që sipas tyre ishte ndotja në depozita, dhe për këtë bëri fajtor ujësjellës kanalizimet Krujë.
