Basha replikon me Ramën: Bosi i kokainës ka rezervuar kat tek kulla më e lartë në Shqipëri, ta thotë drejtori i ri

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha  debatojnë në lidhje me projektin e rindërtimit.

Basha akuzon Ramën se ka shfrytëzuar situatën e pandemisë për të pasuruar oligarkët dhe ka vjedhur me tendera sekretë.

“Babëzia për pushtet dhe para ju ka zënë sytë. Ndërsa Covidi ju ka penguar të ndërtoni shtëpitë nuk ju pengoi të ndërtoni kullën 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët e krimit të organizuar dhe gjithë bosët e narkotikës e kokainës.  

Siç e di ti dhe unë, nga partnerët tanë, ndoshta ta thotë drejtori i ri se cili bos kokaine ka rezervuar katin tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri që  Covidi nuk e ndaloi, siç nuk ndaloi as kullat e tjera që i kishe parashikuar që kur ke qenë kryetar bashkie”

Ti na flet ne për etikë, të bukurën, për idealet, ti mbi të cilin akuzojnë të akuza të gjëndjes personale sanitare  nga paardhësi yt vjen këtu na flet të mbajmë hundën me dorë?! E mbajmë ne. E kemi mbajtur 11 vjet që ke qenë kryetar bashkie nuk e mbylle gropën e Hajdin Sejdisë.

Nuk e mbylle se do të bëje kullë apo se të pëlqente aroma këtë nuk do e marrim vesh. ndërsa paardhësi yt do të bëjë dhe kulla për të pastruar paratë që i vidhni shqiptarëve dhe me paratë e drogës me të cilin mbani pushtetin. 
Ke zgjedhur dhe vendosur ne prioritet kullat e korrupsionit e oligarkise, sepse janë kullat e tua. Fatkeqësi kombëtare që ti drejton"