Keqmenaxhimi i fondeve të rindërtimit, Rama-Bashës: Gëlltite fjalën hajdut, bëhu njëherë burrë
Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha u përplasen me akuza dhe kundërakuza në Kuvend për keqmenaxhimin e fondeve të rindërtimit.
Në replikë me Bashën që e akuzoi për vjedhje të fondeve, Rama i kërkoi ta gëlltisë mbrapsht fjalën hajdut dhe e ftoi të tregojë burrëri të paktën njëherë.
Edi Rama: Kanti thotë që kur dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bënte vetë në vendin tënd. Kur vihesh përballë akuzave të tilla është në fakt barra e akuzuesit të provojë akuzën nuk është barra e të akuzuarit nuk e ka bërë artë për të cilën akuzohet pro zotëria më dha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij proverbiale në raport me shifrat që unë të përgjigjem thjesht. Po sikur fondet e vëna në dispozicion për rindërtimin e shkollave nga BE në raport me fondet e vëna në dispozion nga qeveria për ndërtimin e shkollave të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim sesa fondet e qeverisë çfarë duhet të bëjmë me gjithë këtë çarçaf që sapo u var në foltoren e Kuvendit? Por sikur të gjitha investimet e bëra nga qeveria shqiptare për shkollat një për një në aspektin e kostos të jenë më të ulëta sesa investimet e bëra nga programi i BE po në aspektin e kostos për të njëjtat standarde dhe kritere çfarë i mbetet parafolësit?
Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë, humbja. Humbja që e ka në konstitucionin e vet të mënyrës së të qëndruarit në skenën politike qysh në ditën e parë. Humbja që e përgatit me duart, me gjuhën dhe me qëndrimet e veta çdo ditë. Mua fondet e BE Lulzim më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, u jam shumë mirënjohës të gjithë partnerëve tanë që na ndihmuan nga Brukseli deri në Abu Dhabi. Por në aspektin e nikoqirllëkut në shpenzimin e fondeve u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar për këtë projekt sepse kanë garantuar që të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu dhe me koston e apartamenteve për të njëjtat standarde.
Kështu që atë fjalën hajdut që të ka mbirë në majë të gjuhës gëlltite brenda, bëji gjuhës një kthesë në drejtim të ezofagut. Herë tjetër kur nxjerr gjuhën këtu mate mirë kur flet për hajdutëri dhe hajdut, mate mirë kur tregon si shpërndahen paratë e lejeve të ndërtimit në zyrën e kreut të bashkisë, mate mirë kur flet për rrathë të afërmish që merren me ndarjen e indulgjencave duke shfrytëzuar zyrën e kryetarit të bashkisë. Mati mirë këto dhe bëhu burrë njëherë të paktën,të ka ardhur prapë rasti të bëhesh burrë dhe nuk po e shfrytëzon.
