Festa Kombëtare e "JO-së" në Greqi, policia blindon aksin Kakavijë-Gjirokastër. Pirro Dhima, Dule, Ksera në ceremoni

Agjencitë ligj-zbatuese shqiptare forcuan masat e sigurisë ndërsa në jug të vendit u kremtua festa kombëtare e Greqisë.

Policia kishte ngritur postblloqe në rrugët kombëtare Gjirokastër-Kakavijë-Tepelenë-Gjirokastër, ku u kontrollua çdo makinë që kaloi.

Festa Kombëtare e "JO-së" në Greqi, policia blindon

Synimi ishte ndalimi i personave që mund të shkaktojnë incidente me sfond nacionalist gjatë ceremonive zyrtare, ashtu si tre vite më parë bëri Konstandin Kacifas dhe çdo përvjetor që ka pasuar kanë bërë mbështetës të tij apo politikanë grekë ekstremistë.

Festa Kombëtare e "JO-së" në Greqi, policia blindon

Masat ishin të shtuara edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku mësohet se është shpërndarë një listë prej 85 personash të shpallur non grada  nga Shqipëria gjatë viteve të kaluara për sjellje anti shqiptare.

Për të shmangur çdo mundësi incidentesh, në jug të vendit mësohet se është shtuar prania e forcave policore dhe agjentëve të Anti Terrorit që monitorojnë persona me sjellje të dyshuar ekstremiste.

Ceremonia zyrtare u mbajt në Varrezat e Ushtarëve greke në Këlcyre, ku përfaqësuese e Athinës zyrtare ishte ambasadorja Sofia Filipidhu.

Festa Kombëtare e "JO-së" në Greqi, policia blindon

Autoritet vendore përfaqësuan palën shqiptare, ndërsa ra në sy prania e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, ish ministrit Spiro Ksera dhe Fredi Bejleri, i cili shfaqet si përfaqësues i minoritetit grek në Himarë si dhe Pirro Dhima, ish peshëngritës.

Tre vite më parë në fshatin minoritar të Bularatit,  Kostandinos Kacifas, një i ri me sjellje ekstremiste anti shqiptare sulmoi me armë policinë shqiptare!

Disa orë më pas ai u gjet i vdekur në kodrat mbi fshat, dhe sipas ekspertizës kreu vetëvrasje.

Festa Kombëtare e "JO-së" në Greqi, policia blindon

 

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.