Pagat u morën, naftëtarët e Ballshit i kërkojnë qeverisë të nisë puna në rafineri, presin reagim dhe nga opozita
Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave për të kërkuar rivënien në punë të rafinerisë së përpunimit të naftës. Vetëm pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë sipas të cilës për një vit morën pagë, naftëtarët thonë se tashmë janë të paqartë për të ardhmen.
Fier- Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sot protestave për të kërkuar rivënien në punë të rafinerisë së përpunimit të naftës.
Vetëm pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë sipas të cilës për një vit morën pagë, naftëtarët thonë se tashmë janë të paqartë për të ardhmen.
Në kushtet kur nuk kanë asnjë përgjigje nga kryeministri Rama, punonjësit e naftës iu rikthyen protestave para Rafinerisë.
Tashmë që kanë marrë edhe pagën e fundit nga qeveria kërkuan zgjidhje afatgjatë e cila sipas tyre garantohet vetëm përmes vënies në punë të rafinerisë.
"Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohë të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punës është edhe gjyqi që kemi çuar në SPAK tetorin e vitit të kaluar, prane krimit ekonomik dhe në prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë në gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës në uzinë dhe pse është hedhur idea e demontimit" tha kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Për abuzimet e pretenduara i janë drejtuar SPAK, ndërsa për çështjet që i shqetësojnë kërkojnë edhe ndihmën e opozitës.
"Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. Kur vijnë për vota sulen te naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër".
Pas 44 ditëve grevë, nëntorin e kaluar naftërarët e Ballshit arritën një marrëveshje me qeverinë mbi bazë të së cilës morën një pagë prej 40 mijë lekësh në muaj për një vit.

