Dezinfektohet depozita kryesore e furnizimit me ujë të Krujës, numri i të helmuarve i tejkalon 600
Numri i banorëve të helmuar nga konsumimi i ujit të pijshëm në Krujë i ka tejkaluar 600.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e Krujës janë paraqitur edhe 130 pacientë të tjerë që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre.
Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit që prej ditës së hënë. Sot është dezinfektuar depozita kryesore e ujit të pijshëm.
Mesditën e së mërkurës (27 tetor) ISHP ka publikuar përgjigjet e analizave të ditës së hënë ku ka konstatuar se përzierja e fekaleve dhe e mbetjeve të kafshëve me ujin e pijshëm bashkë me plehrat kanë sjellë helmimin e qytetarëve në Krujë.
Në ujin e pijshëm ka qënë prezente dy bakterët e rrezikshme, Esheria Koli dhe Streptokoku.
Esheria Koli është bakter që gjendet në ushqim dhe në mjedis. Koli shkakton dhimbje të rënda dhe diarre. Ky bakter është shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme. Simptomat janë më të këqija tek fëmijët dhe të moshuarit, dhe sidomos tek njerëzit që kanë ndonjë sëmundje tjetër.
Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt. Kjo gjendje e zakonshme shkaktohet nga bakteret e grupit A Streptocoçus.
Streptokoku mund të prekë fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. Sidoqoftë, është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët në moshën 5 – 15 vjeç.
Teshtima dhe kollitja mund të përhapin infeksionin nga një person në tjetrin. Simptomat e fytit të prekur nga streptokoku: Ashpërsia e fytit strep mund të ndryshojë nga personi në person.
