(VIDEO) Nis në fillim të vitit të ardhshëm, Rama prezanton projektin e "Lungomare 3"

“Lungomare 3”, projekti përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë mendjekësit projektin, duke shtuar se në fillim të 2022 do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik dhe social.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.