Zhurma dhe ajri i ndotur shqetësim për qytetarët/ Jeta në Tiranë, sa e pëlqejnë shqiptarët kryeqytetin?

Vitet e fundit Tirana është zgjeruar në përmasa të mëdha, për shkak të dyndjes së shqiptarëve në kryeqytet për një jetë të mirë.

Për shqiptarët Tirana është "shpëtim" në krahasim me qytetet e tjera të vendit, për sa i përket mundësive dhe tregut të punës.

Por sa e përballueshme është jetesa në Tiranë, me numrin e qytetarëve që rritet dita ditës?

A e pëlqejnë shqiptarët kryeqytetin dhe çfarë i bezdis ata nga Tirana?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Me sa duket zhurma dhe ajri i ndotur i Tiranës janë 2 elementët që qytetarët nuk pëlqejnë nga Tirana.

Por, pavarësisht këtyre, qytetarët preferojnë Tiranën për mundësitë që qytetet e tjera të vendit nuk ia ofrojnë.