Konfliktohet me mjeken dhe thyen xhamin e derës së Qendrës Shëndetësore, procedohet penalisht 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, banues në Patos, është proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një mjeke në qendrën shëndetësore në Dukas dhe më pas ka thyer xhamin e derës.

"U procedua penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.